Grabitja e armatosur sonte në pompen ‘Slovenia Petrol’, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje për grabitjen e ndodhur sonte në pompen e derivateve Slovenia Petrol në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nga dy persona të dyshuar.

“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën “Fahri Fazliu”  në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy persona të dyshuar”, tha Ahmeti.

Ajo njoftoi se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë