Detaje nga policia për aksidentin e ndodhur afër Parkut të Biznesit në Drenas [Foto]

DrenicaOnline pasditen e sotme raportoi për një vetaksident trafiku të ndodhur afër Parkut të Biznesit në Drenas.

Nga ky vetaksident një person është lënduar.

Policia ka raportuar se personi i lënduar sot në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Krivovë është dëfguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha tha se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga humbja e kontrollit mbi automjet dhe nga shpejtësia është aksidentuar vetura duke goditur një pompë të derivateve.

Në vendngjarje kanë dalë njësia për menaxhim dhe kontroll në autostradë, zjarrfikësit dhe autoambulanca./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë