Deputeti Dugolli ka një njoftim për qytetarët e Drenasit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli, nga nesër, çdo të mërkurë prej orës 11:00 deri në 15:00, do të pres në takim qytetarët e Drenasit në zyrën e VV-së në këtë komunë, shkruan DrenicaOnline.
Ai nëpërmjet profilit të tij në Facebook ka njoftuar se takimet do t’i fillojë nesër dhe do t’i vazhdoi si të përjavshme.
Statusi i Dugollit:
Të nderuar qytetarë të Drenasit,
Për të qenë sa më afër jush, më qëllim për të ju dëgjuar e diskutuar çështjet që janë në interes tuajin, ju mirëpres të takohemi çdo të mërkurë, në ora 11:00 – 15:00, në zyrën e Levizjes VETËVENDSOJE!, në Drenas.
Takimet i fillojmë nesër dhe i vazhdojmë si të përjavshme.