Aksident i frikshëm afër Parkut të Biznesit në Drenas, shikoni ku ka përfunduar vetura [Foto]

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në këto momente në rrugën Pejë-Prishtinë, afër Parkut të Biznesit në Drenas.
Lexues të DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident i frikshëm, ku ende nuk dihet nëse ka viktima.
Një veturë shihet e rrokullisur në hyrje të një marketi të pompes së derivateve.
Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në paisjet e pompes të cilat janë goditur nga shpejtësa e veturës.
Në vendin e aksidentit shihen autoambulancat, zjarrfikës e polic të trafikut.
DrenicaOnline do t’iu mbajë të informuar për këtë aksident.