Përkujtohet doktor Hafir Shala në 24 vjetorin e zhdukjes, mjeku i parë i UÇK-së
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, nënkryetarin Shala dhe bashkëpunëtor të tjerë, bën homazhe tek shtatorja e doktorit të parë të UÇK-së, Hafir Shala në 24 vjetorin e zhdukjes së tij.
Tash e 24 vite fati i doktorit nuk dihet ende, doktori që shëronte plagë nuk e besonte askush që do të ishte plaga më e rëndë e shtetit ku veproi sepse nuk ka plagë më të madhe sesa të mos dihet fati i tij tash e sa vite.
Homazhet u bën pranë shtatores së doktor Hafir Shalës, në oborrin e QKMF-së në Drenas në ora 12:00.
Lavdi jetës dhe veprës së Dr. Hafir Shalës
Lavdi dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!


