Lladrovci pret në takim binjaket Llugani, talente në muzikë

Binjaket Llugani edhe pse të reja në moshë, kanë arritur të tregojnë talent në muzikën popullore.
Për t’i përgëzuar për këtë talent, Eulona dhe Erjona Llugani nga fshati Gllanasellë janë pritur nga kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Laureta Thaqi.
Kryetari Lladrovci i ka uruar për këngët e publikuara dhe përgëzuar për vullnetin e tyre në rrugën e suksesit të muzikës. Ndërsa, u ka ndarë edhe nga një dhuratë në shenjë mirënjohje.
Eulona dhe Erjona janë në klasë të VII, dhe tashmë kanë lansuar këngën e dytë me titull “Shqiptarët për Shqiptarët”. Ndërsa, kënga e parë e tyre e publikuar në ‘Youtube’ ka qenë ‘Banka e Zbrazur’.
Shumë suksese për binjaket Llugani
👏👏