Komuna e Drenasit dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim kryetarin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OTHK), Prof. Hysen Sogojeva.
Sogojeva me këtë rast ka uruar kryetarin Lladrovci për mandatin e ri të fituar, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të palodhshme.
Njëherit kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva ka ofruar bashkëpunim me Komunën e Drenasit e cila u finalizua me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet dy palëve.
Kryetari Lladrovci falenderoi për gatishmërinë e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë për të bashkëpunuar me Komunën e Drenasit, me ç’rast rënditi mundësitë e bashkëpunimit me këtë institucion.