Zjarr në Negroc, intervenojnë zjarrfikësit, policia dhe KEDS

Të enjten rreth orës 13 e 30 minuta, zjarrfikësit e Drenasit kanë pranuar një informacion se në Negroc është duke u djegur një objekt.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e KEDS.

Zjarri kishte shpërthyer në një objekt privat jo larg shkollës së fshatit, transmeton DrenicaOnline.

Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin dhe nuk është raportuar për persona të lënduar.

/DrenicaOnline/

(Foto arkiv)

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë