Përveç ofrimit të sigurisë në Drenas, KFOR dhuron edhe donacion për personat me nevoja të veçanta

Përveç përkujdesjes për sigurinë në vendin tonë, KFOR përkujdeset edhe për personat me nevoja të veçanta.
Ditën e djeshme në një ceremoni rasti, përfaqësues të KFOR-it, në prani të nënkryetarit të Komunës së Drenasit, z. Arben Shala dhe përfaqësuesëve të HANDIKOS-it dhuruan një donacion të rëndësishëm për nevojat e këtij institucioni që ndikon drejtpërdrejt në nevojat e përfituesëve të shërbimeve nga HANDIKOS në Komunën e Drenasit.
Nënkryetari Shala në një fjalë rasti falenderoi përfaqësuesit e KFOR-it, të cilët përveç sigurisë që na ofrojnë çdo ditë, nuk ndalen asnjëherë të ndihmojnë projekte të ndryshme për persona me nevoja të veçanta.
Kurse përfaqësuesit e HANDIKOS në Drenas duke i falenderuar përfaqësuesit e KFOR për përkrahjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e dhënë për personat me aftësi të kufizuar, ndanë tri mirënjohje në shenjë falenderimi.
Ky donacion i radhës dhurohet përmes CIMIC, e cila është një pjesë aktive e përpjekjeve të përditshme të NATO’s për të përkrahur institucionet dhe komunitetet në Kosovë.