Përkujtohen dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala

Më rastin e shënimit të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me kabinetin e tij, bashkëluftëtarë dhe veteranët të UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta pranë vendit ku prehen dëshmorët në varrezat e dëshmorëve në fshatin Abri.
Kryetari Lladrovci theksoi se nderimi i dëshmorëve të kombit është nderim i shtetit të Kosovës.
“Përvjetorët e dëshmorëve janë ditëlindje e shtetit të Kosovës sepse pa sakrificën e tyre ky vend që po e gëzojmë lirinë nuk do të kishte epitetin “shtet” sepse nuk do të ishte i pavarur, por që vepra heroike e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e realizoi këtë epitet të vendit tonë, shtetin e Kosovës, pra, dëshmorët janë simbol i pazëvendësueshëm i shtetësisë së Kosovës, vulë dhe ADN e kësaj shtetësie”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.
Lavdi dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!