Driton Ajazi: Xhevati, Imeri e Bedriu luftuan fyta-fyt me armikun

Ish kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi ka bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve Xhevat Demaku, Imer Shala dhe Bedri Demaku, transmeton DrenicaOnline.

Ajazi ka thënë se ata ranë herojkisht duke luftuar fyta-fyt me armikun dhe tani ata na qëndrojnë të kalitur në mendjet dhe zemrat tona si fanar të lirisë që ne e gëzojmë sot.

Postimi i Ajazit:

Se liria është më e shtrenjët se jeta, kjo u dëshmua pikërishtë sot e 23 vite më parë nga Xhevat Demaku, Imer Shala dhe Bedri Demaku, të cilët ranë herojkishtë duke luftuar fyta fyt me armikun dhe tani ata na qëndrojnë të kalitur në mendjet dhe zemrat tona si fanar të lirisë që ne e gëzojmë sot.
Prandaj, atyre ju takon lavdia e nderimi, e familjes respekti!
Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për liri!🇦🇱🇽🇰

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë