Arrestohet një person në Krajkovë të Drenasit, niset menjëherë për në burg

Policia e Kosovës, të mërkurën rreth orës 11:00 ka arrestuar një person në Krajkovë të Drenasit.
Sipas policisë, arrestimi ka ndodhur në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata, transmeton DrenicaOnline.
Ndonëse nuk janë dhënë detaje më të hollësishme, policia njofton se i arrestuari menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit./DrenicaOnline/