Prekëse: Piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës nga Drenica bën homazhe tek varret e familjarëve të vrarë

Dje u shënua 23 përvjetori i masakrës në fshatin Rezallë të Skënderajt.

Pjesë e këtij përvjetori ishte edhe piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës, Afrim Zabeli, mirëpo, pak kush e din historinë e dhimbshme të tij, shkruan Jepi zë.

Gjatë kohës së luftës pilotit Zabeli, forcat serbe ia kanë vrarë babën dhe vëllaun pikërisht në masakrën e Rezallës.

Ndërkaq, Zabeli me krenari dhe mburrje tani i shërben FSK-së, përcjell jepi zë, dhe mbetet piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës i diplomuar në Turqi.

Ndryshe Afrimi, është fëmiu i tretë në familje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë