Ndodhë në Korreticë të Lartë/ Biçikleta hedhet në shaktë të kanalizimit, bllokohet gypi

Pas shqetësimeve të qytetarëve të fshatit Korroticë e Epërme për mbylljen e kanalizimit në këtë pjesë e cila vjen nga Parku i Biznesit, Komuna e Drenasit vazhdimisht ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vazhduar ta adresojë këtë shqetësim tek institucioni përkatës, respektivisht tek Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe së bashku shumë herë me radhë kanë intervenuar duke zhbllokuar gypat. Megjithatë, edhe pas intervenimit në një pjesë, gypi vazhdon të jetë i bllokuar në pjesë tjera.

Pas hapjes së gypit, rezulton se përveç shtypjes, gypi ishte i bllokuar edhe me gjësende të cilat nuk e kanë vendin në kanalizim. Pamjet e tilla janë pamje të llahtarshme, jashtë çdo logjike të cilat shpërfaqin papërgjegjësi të qytetarëve të pandërgjegjshëm në mbrojtjen e mjedisit në të cilin jetojnë, gjë që ka shkaktuar dëmtimin e shumë pronave private (Shikoni videon).

Edhe pse Komuna e Drenasit vazhdon të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve, me veprime të tilla individë të papërgjegjshëm se pari po e dëmtojnë veten, bizneset e pastaj gjithë pronat publike e private në atë pjesë.

Me këtë rast, Komuna e Drenasit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ta ruajnë dhe të kujdesen për rrjetin e kanalizimit si dhe të mos hedhin e mbeturina në kanalet e ujërave të zeza dhe ua bën me dije se hedhja e mbeturinave në gypat e ujërave të zeza është vepër penale dhe e dënueshme sipas ligjeve në fuqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë