Kryetari Ramiz Lladrovci uron besimtarët musliman për muajin e bekuar të Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar gjithë besimtarët musliman duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.
“Ky muaj është muaji i diciplinës, muaji i bashkëndjenjës me të varfërin dhe të dobëtin. Përkushtimi për gjendjen shpirtërore e mund dobësinë fizike e cila vjen prej abstenimit nga ushqimi dhe pija. Ky përkushtim është tregues se sa i fuqishëm është aspekti shpirtëror në jetën e njeriut.”
“Paqe, mëshirë, falje dhe mirësjellje janë ato që përshkruajnë jetën e besimtarëve musliman në këtë muaj, që zënë vend të padiskutueshëm në formimin e tyre njerëzor, etik dhe moral, që bëjnë diferencën”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar tek Zoti!