Komuna planifikon hapjen e bunarëve për 14 familje dhe 10 shkolla

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori i organizatës Islamic Relief Wolrdwide në Kosovë, dr.Mohamed Soliman, kanë nënshkruar sot marrëveshje të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit, për realizimin e projektit për hapje të bunarëve, për t’u siguruar ujin e pijshëm 14 familjeve dhe 10 shkollave të komunës së Skenderajt.

Kryetari Nura dhe drejtori Soliman, gjatë takimit ku ishte i pranishëm edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, janë shprehur të kënaqur që po vazhdon bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Islamic Relief Wolrdwide, në kuadër të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta, për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe kategorive të ndjeshme të shoqërisë sonë, siç janë rastet me asistencë sociale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë