Komuna e Drenasit shpallë konkurs për një mësimdhënës në Gllanasellë

Në bazë të nenit 64 pika 1 e Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtaret Publike të Republikës së Kosovës, në vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.03/L-212 të Punës, Udhëzimit administrativ nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Udhëzimit Administrativ të MASHTI, nr. 05/2021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Drejtorati për Arsim në Drenas, shpallë: KONKURS
1. SHFMU “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë
Një mësimdhënës/e për Gjuhë Shqipe, me kohë të pacaktuar.
KUSHTET E PUNËSIMIT:
Për të gjitha vendet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale (me fakultete përkatëse), sipas U.A.05/2021 – MASHTI.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:
1. Aplikacioni i punësimit.
2. Kopje e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, patentë shofer ose pasaportë)
3. Diploma ose Çertifikata e diplomimit- jo më e vjetër së gjashtë muaj, e vërtetuar ne ose te Noteri publik.
4. Çertifikate origjinale që nuk është nën hetime, ose e noterizuar, jo më e vjetër së muaj.
5. Vërtetim i përvojës së punës vetëm në arsim (nëse keni).
6. Çertifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit, për kandidatët që pranohen në punë.
7. Kopje të Çertifikatave të trajnimeve përkatëse (nëse keni)
REKRUTIMI: Intervistat me shkrim më gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do ta bëje Komisioni i pěrzgjedhur nga DKA.
VEREJTJE: Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-së,të plotësohet rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit, Dokumentacioni i kompletuar dorezohet në Arkivin Komunal, ndersa dokumentet e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurrimit dhe dukumentet shtesë jashtë dorëzimit në arkiv nuk pranohën.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit.