Drejtoresha e Administratës në Komunën e Drenasit lirohet nga detyra, Lladrovci ka disa fjalë për të

Sot, drejtoresha e Administratës së Komunës së Drenasit, Kimete Elshani-Qorri, ka kërkuar nga kryetari Ramiz Lladrovci ta lirojë nga detyra për arsye personale, gjë të cilën e ka aprovuar, transmeton DrenicaOnline.

“Puna e madhe e znj. Qorri dhe ekipit të Kabinetit tim ka qenë e vlerësuar dhe e dukshme për të gjithë qytetarët, andaj, e falënderoj për angazhimin dhe përkushtimin e sinqertë brenda kompetencave dhe përgjegjësive të sajë”, ka thënë Lladrovci.

Sipas kryetarit Lladrovci, znj.Qorri është e nderuar për kontributin ndër vite për ngritjen e cilësisë së administratës në komunën tonë, për efikasitetin dhe zbatimin e ligjit, duke kontribuar që komuna e Drenasit të jetë kampion i qeverisjes së mirë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë