Vidhet vetura në Drenas, u raportua mbrëmë në mesnatë

Një person ka raportuar mbrëmë vonë në polici se hajnat i kanë vjedhur veturën e tij.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Drenas, shkruan DrenicaOnline.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.
Javën e kaluar hajnat e vodhën edhe një veturë tjetër në Arllat./DrenicaOnline/