Vatra zjarri në Komoran, Tërstenik e Baicë, zjarrfikësit në ballë të tyre

Zjarrfikësit e Drenasit sot gjatë gjithë ditës janë ballafaquar me vatra zjarri në fusha e male.

Rastet kanë ndodhur në Baicë, Tërstenik e Komoran, shkruan IndeksOnline.

Të gjitha zjarret janë lokalizuar e pastaj janë shuar ndërsa i fundit që është fikur ishte ai në Tërstenik.

Zjarrfikësit e kësaj komune gjatë marsit kanë intervenuar në dhjetëra raste ku përveq dëmeve materiale nuk kishte persona të lënduar./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë