Po vazhdon sinjalizimi i rrugëve në Komunën e Drenasit (Foto)

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca në bazë të planit të punës po vazhdon të bëjë plotësimin me sinjalizim në rrugët e Komunës së Drenasit.

Shenjëzimi i duhur përveç që ndihmon në orientim është i rëndësishëm edhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Me këtë rast, drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Gjoshi – Krapi ka theksuar se do të vazhdojnë të punojnë në ofrimin e shërbimeve me qëllim të lehtësimit të qarkullimit në komunikacion.

Aktivitetet punuse janë realizuar bazuar në kërkesa të qytetarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë