Gjobitet marketi në Drenicë, ja çfarë bëri me çmime

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Skenderajt, i ka shqiptuar gjobë njërës nga qendrat e mëdha tregtare në qytet, pasi është gjetur se ka abuzuar me çmimin e një artikulli ushqimor.

Sipas konstatimit zyrar të kontrollit nga ana e inspektorëve, artikulli është reklamuar me tjetër çmim e me tjetër është shitur te arka.

Qytetari që është ballafaquar me këtë rast, ka denoncuar tek organet kompetente komunale, të cilat më pas kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë konstatuar mospërputhjen e çmimit, transmeton DrenicaOnline.

Më pas, inspektorët i kanë shqiptuar gjobë, dhe e kanë obliguar menaxherin e qendrës të rregullojë çështjen e çmimeve, duke harmonizuar çmimin mes arkës dhe vitrinës së artikujve.

Komuna e Skenderajt shpreh falënderim ndaj qytetarëve, rreth bashkëpunimit, dhe fton secilin të paraqes çdo rast të abuzimit si me çmime, ashtu edhe me artikuj që hasin me afat të skaduar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë