Policia konfiskon drogë në Drenas

Raportohet se një person me shtetësi të huaj ka vërejtur tre letra të mbështjellura me substancë të dyshuar narkotike në Drenas.
Ai menjëherë e ka lajmëruar një zyrtar policor, shkruan DrenicaOnline.
Substanca e dyshuar narkotike me peshë 0.8 gr. është konfiskuar.
Sipas raportit të policisë dërguar mediave, rasti ka ndodhur me 25 mars në orën 22 e 45 min.
/DrenicaOnline/