Drenicasja e para në garën ndërkombëtare, këtë herë triumfon në Danimarkë

Në këtë ditë të bukur pranvere, në këtë vikend të bukur, nxënësja e Gjimnazit ” Hamëz Jashari” në Skenderaj, Altina Salihu, na gëzoi me lajmin që na e dha, se ka dalë e para në garën ndërkombëtare, me temën “Bullizmi”, shkruan DrenicaOnline.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se Altina i ka mposhtur edhe kësaj radhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse, duke u vlerësuar me gjithsej 93 pikë.

Statusi i Nures:

Altina, e para!
Altina vazhdon të na bëjë krenarë me sukseset e saj në gara ndërkombëtare👏
Në këtë ditë të bukur pranvere, në këtë vikend të bukur, nxënësja e Gjimnazit ” Hamëz Jashari” në Skenderaj, Altina Salihu, na gëzoi me lajmin që na e dha, se ka dalë e para në garën ndërkombëtare, me temën “Bullizmi”. Kjo garë ndërkombëtare është mbajtur në Danimarkë dhe pjesëmarrëse kanë qenë edhe shumë shtete evropiane.
Altina i ka mposhtur edhe kësaj radhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse, duke u vlerësuar me gjithsej 93 pikë.
Me sukseset e saj në nivel ndërkombëtar, Altina vazhdon të na bëjë krenarë të gjithëve.
Komuna e Skënderajt dhe Drejtoria e Arsimit do ta përkrahin dhe mbështesin Altinën në vazhdimësi!
Krenarë më sukseset tuaja, Altina!
Të lumtë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë