Gjendet i vdekur një person në Drenas, policia nis hetimet

Raportohet se në shtëpinë e tij në Drenas është gjetur pa shenja jete një mashkull, shkruan DrenicaOnline.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës pasditen e së premtes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia e Drenasit është duke e hetuar vdekjen./DrenicaOnline/