Kryetari Lladrovci pret në takim përfaqësuesit e Fondacionit StrayCoco

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, te premten ka pritur në takim, Presidenten e Fondacionit StrayCoco, Dr.Helen wormser dhe përfaqësuesit e këtij fondacioni.
Kryetari Lladrovci, ka falënderuar Presidenten Wormser për bashkëpunimin e treguar ne trajtimin e qeneve endacak dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit do të vazhdojë në realizimin e këtij projekti.
Presidentja e Fondacionit StrayCoco, Dr. Helen Wormser, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe ka shtuar se Fondacioni që ajo udhëheq do të jetë bashkëpunues në trajtimin e qeneve endacak.
Kujtojmë që Komuna e Drenasit ka marrëveshje mirëkuptimi për trajtimin e qeneve endacak në Komunën e Drenasit dhe në kuadër të kësaj marrëveshje, të gjithë qytetarët mund të bashkëpunojnë me Fondaconin StrayCoco, përkatësisht përmes veterinarit në Drenas, Shaban Mehmeti për t’i trajtuar qenët endacak.
Të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi t’i mbulojnë shpenzimet e trajtimit veterinar të kastrimit, sterilizimit dhe vaksinimit (meshkuj, femra) mund të kontaktojnë veterinarin Shaban Mehmeti (nga Klinika City Pet Veterinary-Drenas) që të bëjnë trajtimin veterinar falas për qentë e juaj që mbani në shtëpi. Mund të kontaktoni në numrin 045 578 239 edhe për shqetësime të tjera të qeneve endacak.