Digjet sipërfaqe e madhe e pyllit në Tërdevc të Drenasit (Pamje)

Një sipërfaqe e madhe e pyllit është djegur sot në Tërdevc të Drenasit, shkruan DrenicaOnline.
Zjarri kishte shpërthyer në pjesën e Kosmaqit.
Zjarrfikësit e Drenasit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë të bëjnë përpjekje për ta shuar zjarrin.
Mësohet se terreni ku kanë intervenuar zjarrfikësit ishte mjaftë i vështirë.DrenicaOnline/