Aksident trafiku mes katër veturave në Arllat

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në magjistralen Arllat-Malishevë, shkruan DrenicaOnline.
Në aksident kanë qenë të përfshira katër automjete.
Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin.
Dëmet materiale ishin të konsiderueshme ndërsa për të lënduar nuk është raportuar ende.
/DrenicaOnline/