Arrestohet i dyshuari për tentim rrëmbimin e një femre

Është arrestuar një person i dyshuar në Pfishtinë pasi që i njëjti ka tentuar ta rrëmbej një femër.
I dyshuari në vendin e ngjarjes kishte hedhë një thikë dhe 0.2 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, shkruan DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Ismet Hoti” në Prishtinë./DrenicaOnline/