Shoqata “Bereqeti” ndihmoi familjet refugjate të ardhura nga Ukraina

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, në vazhdën e aktiviteteve të saj humanitare, në koordinim me ish-kolonelin e FSK-së, Afrim Veselin, sot, kanë vizituar dy familje refugjatësh, të ardhura nga Ukraina.

Këto familje u ndihmuan me nga një pako ushqimore dhe higjienike, si dhe me veshmbathje.

Drejtori i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, Behxhet ef. Ajvazi, shprehu gatishmërinë e tij dhe të Shoqatës, që edhe më tej t’u qëndrojnë pranë këtyre familjeve, sa herë që paraqitet nevoja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë