Vaki kosovare: E vodhi veturën në autolarje por e harroi telefonin në lokal, ky është i dyshuari

Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren – Veri dje kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se e ka vjedhur një veturë me targa vendore në një autolarje në Prizren.
Mësohet se personi i dyshuar është Faton Morina, 31 vjeç, i cili dyshohet se e vodhi veturën në pikën e derivateve ku është autolarja.
Sipas Policisë, Morina për ta vjedhur veturën ishte paraqitur rrejshëm si pronar i saj.
Sinjali mëson se Morina para se ta vidhte veturën e kishte harruar telefonin në kafene. Ky veprim i tij, e ka ndihmuar Policinë që ta identifikonte atë.
Policia ka njoftuar se Morina, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa automjeti i është kthyer pronarit.
“Për shkak se i dyshuari me 19.03.2022, në një Autolarje ne Prizren, kishte e vjedhë automjetin me targa vendore duke u prezantua rrejshëm si pronar i automjetit .Personi tani me i arrestuar, intervistohet ne prezence te avokat mbrojtës ne lidhje me rastin. Automjeti i vjedhur sekuestrohet ne ceflisin e provave material nga i dyshuari ku i kthehet pronarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.