Lladrovci pret në takim shkrimtarin Adem Gashi, fituesin e çmimit kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të martën ka pritur në takim shkrimtarin nga Komuna e Drenasit, Adem Gashi, i cili këtë vit është shpallur edhe fitues për vitin 2021 i çmimit kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” i ndarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kryetari Lladrovci ka përgëzuar shkrimtarin Gashi për çmimin e marr në krijimtarinë e tij letrare dhe ka ndarë edhe mirënjohje me motivacionin “Për kontributin dhe çmimin kombëtar për veprën jetësore “Azem Shkreli”.
Shkrimtari, Adem Gashi ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe në shenjë respekti ka i ka dhuruar librin “Hijet e Diellit”.