Kurti e humb shkëlqimin “live” në Facebook, “mundet” nga Memli Krasniqi 

Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti siç duket i ka rënë drastikisht ndjekja e shikueshmërisë “live” në Facebook.

Pikërisht në një-vjetorin e qeverisjes së tij, Albin Kurti doli në intervistë në televizionin publik, RTK, por vetëm 6 mijë qytetarë e ndoqën “live” në Facebook, për dallim prej kohës kur ishte në opozitë që e ndiqnin dhjetëra mijëra shikues.

Në të njëjtën kohë sa Kurti ishte në intervistë në RTK, udhëheqësit e partive opozitare, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ishte live në Rubikon Klan Kosova dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në Pressing T7.

Derisa Albin Kurti ndiqej nga 6 mijë shikues në Facebook, lideri i opozitës, Memli Krasniqi në të njëjtën kohë ndiqej nga 12 mijë ndjekës live në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë