Çmenduri: Burri nxehet me çaj e nga sharkia dhe gjuan 7-8 plumba brenda odës

Mbledhitë e burrave nëpër odat e Kosovës, thuajse asnjëherë nuk kalojnë pa ndonjë skandal, sidomos për gjuajtje me armë.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një odë kosovare, ku dëgjohet muzika me sharkia, shkruan “Jepi zë”.
Por, kësaj radhe, plumbat nuk u shkrepën në qiell si zakonisht, por në tepihun e një ode. Siç shihet në video, burri vetëm ngritet pak nga vendi, drejton armën nga toka dhe e shkrep 7-8 herë.
Siç edhe shihet, personi afër tij mundohet ta ndalojë për të gjuajtur, por vendosmëria e këtij burri për ta rrezikuar jetën dhe shkelur ligjin, e kalonte çdo limit.
Kujtojmë se Policia e Kosovës vazhdimisht bën thirrje për mospërdorim të armëve gjatë festave, por kosovarët nuk po mund ta largojnë këtë shprehi.
Vetëm në natën e Vitit të Ri, ishin regjistruar dhjetëra raste kur plumbat që u hodhën për festë, ranë mbi veturat e kulmat e shtëpive./jepizë.com