Elmedina Istogu nga Drenasi shpallet nënkampione e karatesë në “Grand Prix Croatia 2022”

Sportistet me angazhim dhe disiplinë në gara të sportit brenda dhe jashtë vendit, po arrijnë të përfaqësojnë denjësisht Kosovën.

Sot, në garën e karatesë në Kroaci, Elemedina Istogu nga komuna e Drenasit është shpallur nënkampione e “Grand Prix Croatia 2022”.

Kjo arritje e madhe nga sportistja jonë, duke arritur të shpallet nënkampione, tregon vlerat e sportistëve tanë dhe sigurisht na bënë krenar të gjithë neve.

Urime, shumë suksese në vazhdimësi Elmedina. 👏🏻👏🏻👏🏻

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë