Plagoset një person në Drenas, policia jep detaje

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që sipas tij përderisa ishte duke ecur rrugës në Drenas, është plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur, shkruan DrenicaOnline.

Tentimvrasja sipas policisë ka ndodhur të enjten rreth orës 20 e 20 minuta.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë