Hetimet e reja për plagosjen në Drenas, viktimën nuk e gjuajti askush por e qëlloi veten

Mbrëmë rreth orës 20:30, është pranuar informata për një person të plagosur në lagjen e Xhamisë në Drenas, i cili po merrte trajtimin mjekësor në QKUK Prishtinë.
Menjëherë pas informatës policia kishte filluar një hetim lidhur me rastin me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, transmeton DrenicaOnline.
Që në fazën e hetimit preliminar, hetuesit policor kishin ngritur dyshimet lidhur me versionin e paraqitur, andaj kishin zgjeruar rrethin e veprimeve hetimore të cilat sot rezultuan me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kësisoj policia ka ngritur versionin e hetimit se: A. B, mashkull, 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, në lokalin e tij, me armë zjarri, aksidentalisht kishte plagosur vetveten në këmbën e djathtë. Më pas po i njëjti i ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë, ka paraqitur rrethana të rrejshme lidhur me ngjarjen, shkruan DrenicaOnline.
Sipas policisë, pjesë e veprimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ka qenë edhe gjetja dhe sekuestrimi i armës që dyshohet të jetë arma e shkrepur në rast; Revole e tipit ZORAKI, kalibri 7.65mm, si dhe Pesë copë fishek.
Pas nxjerrjes në pah të rrethanave të reja të ngjarjes, në koordinim me prokurorin e shtetit është ri cilësuar rasti nga “Vrasje në Tentativë” në “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”./DrenicaOnline/