Shefqet Krasniqi e shpallë fitoren pasi dështoi miratimi i Kodit Civil
Hoxha Shefqet Krasniqi e ka shpallur fitoren pas dështimi të miratimit të Kodit Civil, i cili lejon martesën mes gjinisë së njëjtë.
Krasniqi në ligjëratën e tij të sotme, thotë se ata që deshën ta bëjnë miratimin e këtij Kodi Civil, janë njerëz dashakëqij të cilët dëshirojnë ta shkatërrojnë vendin tonë.
Ai tha se me mosmiratimin e këtij Kodi, sot është ditë e madhe për Kosovën, pasi nuk është hidhëruar Zoti.
Hoxha po ashtu tha se duhet të lutemi për udhëzimin e deputetëve që e kanë votuar miratimin e këtij Kodi.
“ Ata njerëz nuk meritojnë ta përfaqësojnë popullin në mandate tjera, aty ku janë tani. Janë në vend të gabuar, lutemi që Allahu edhe ata t’i udhëzojë, e t’i vetëdijësojë, e nëse jo nga ai vend aty t’i largojë, e me burra më të mirë e më të ndershëm t’i ndërrojë”, tha Krasniqi.