Policia tregon sa persona u lënduan sonte në aksidentin në Komoran (Foto)

DrenicaOnline raportoi sonte për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Komoran.
Sipas policisë të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një furgon.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi tha se janë lënduar katër persona.
“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësia policore nga vendi i ngjarje njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete (dy kamionë e një furgon). Deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar. Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë për momentin është i bllokuar”, ka thënë Krasniqi.
/DrenicaOnline/