Kujdes nga paratë false në Drenas

Një zyrtare e bankës në Drenas, ka informuar policinë se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro e falsifikuar.
Kartëmonedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, shkruan DrenicaOnline.
Rasti është raportuar të mërkurën në orën 11 e 20 minuta.
Një rast i falsifikimit të parave u raportua edhe në Llapushnik.
/DrenicaOnline/