Kolonë e gjatë në Komoran, shkak një aksident trafiku (Foto)

Kolona të gjata të veturave janë krijuar afër Komoranit si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, shkruan DrenicaOnline.
Sipas fotove të dërguara nga lexuesit e DrenicaOnline, në aksident janë përfshirë disa vetura.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa për të lënduar ende nuk është njoftuar.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.
/DrenicaOnline/