A e dini se cila është gjendja me COVID-19 në Drenas, ja sa është numri total i të infektuarve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.126 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Prej numrit të përgjithshëm 1 rast është regjistruar në Komunën e Drenasit, shkruan DrenicaOnline.
Në total numri i rasteve aktive në nivel të përgjithshëm është 644, ku në Drenas janë 15 raste aktive.
/DrenicaOnline/