Traktori godet dy nxënës në Gllarevë

Dy nxënës janë goditur nga një traktor në mëngjesin e së mërkures në lagjen “Balaj” në fshatin Gllarevë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për IndeksOnline, ka konfirmuar se dy nxënës janë dërguar në emergjencë në spitalin rajonal.

“Rreth orës 07:40 minuta Policia është njoftuar për një aksident në Gllarevë të Klinës. Dy nxënës janë goditur nga traktori ku kanë marrë lëndime trupore. Janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal.

Njësitë kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë