Besoni ose jo, kjo është gjëndja e rrjetit energjetik në një fshat të Drenicës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura bashkërish me koordinatorin e Rrjetit të KEDS-it, Visar Mehaj, kanë takuar sot banorët e fshatit Lubovec, ku kanë parë nga afër gjendjen e shtyllave dhe rrjetit të elektrifikimit, e cila paraqitet shumë e rënduar.
Banorët e fshatit kanë kërkuar nëpërmjet kryetarit Nura, intervenimin nga ana e KEDS-it, në rrjetin ekzistues, pasi sipas tyre, gjendja paraqet rrezik për jetën e tyre.
Kryetari Nura ka siguruar se problemi i banorëve të Lubovecit, sa i përket rrjetit, është duke u trajtuar me prioritet nga KEDS-i, të cilët kanë premtuar intervenime me anë të investimeve kapitale.