Vazhdojnë inspektimet në Komunën e Drenasit edhe në ditën e Konsumatorit

Drejtoria e Inspekcionit, edhe sot, sikurse edhe ditëve tjera, ka vazhduar në inspektimin ne të gjithë territorin e komunës së Drenasit, në lidhje me çrregullimin e tregut si rezultat i rritjes së çmimeve. Gjatë këtyre ditëve, është bërë inspektime në markete, pika karburantesh, furra të bukës, qendra të grumbullimit të grurit dhe shumë veprimtari tjera.
Inspektimet e tregut, kanë qenë në krye të detyrës në këto ditë të vështira, sidomos për qytetarët dhe kanë shqiptuar edhe masa disiplinore dhe ndëshkuese ndaj operatorëve që kanë abuzuar me çmimet.
Në përgjithësi komuna e Drenasit, ka qenë më stabile me çmime, në raport me rritjen enorme që kanë ndodhur në qendra të mëdha, megjithatë, nga operatoret ekonomik është premtuar që do të bëjnë përpjekje të vazhdueshme në normalizimin e çmimeve.
Sot, në ditën e 15 Marsit, që njihet edhe si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve, inspektoret kanë vazhduar të jenë të pranishëm në secilin vend në komunën tonë.
Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë se konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve. Për herë të parë kjo ditë u shënuar me 15 mars 1962, ndërsa me Rezolutën 39/248, me 9 prill të vitit 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit, derisa Ligji për mbrojtje e konsumatorit në Kosovë është miratuar për herë të parë në qershorit e vitit 2004, në Kuvendin e Kosovës. Sot, konsumatorët në Kosovë kanë nevojë për mbrojtje dhe siguri të tyre, prandaj inspektorati në Drenas, është duke bërë të pamundurën në kontrollimin dhe stabilizimin e tregut. Drejtoria e Inspekcionit qëndronë afër për çdo shqetësim të konsumatorëve, prandaj i bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë më inspektorët komunal ne denoncimin e atyre që abuzojnë me çmimet në treg.