Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e dytë për këtë vit

Në sallën e kuvendit komunal dhe në prani të anëtarëve të KKSB-së, nënkryetari i komunës, Arben Shala hapi mbledhjen me rendin e ditës:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/ëp-content/uploads/sites/10/2022/02/Procesverbali-i-KKSB-se-i-dates-13.01.2022.pdf;

2. Siguria dhe trajtimi i qentë endacak;

3. Të ndryshme

Në mbledhjen e KKSB-së, u diskutua për sigurinë dhe trajtimin e qenve endacak, ku anëtarët e KKSB-së ngritën shqetësimet lidhur me këtë çështje e cila jo vetëm në komunën tonë, por në përgjithësi, po është e pranishme dhe po cenon sigurinë e qytetarëve në rrugë.

Drejtoresha e DSHPE-së, Lumnije Krapi, informoi të pranishmit me marrëveshjen që komuna e Drenasit ka nënshkruar me StrayCoco për trajtimin e qenve endacak, dhe inicimin nga niveli qendror i një strategjie e cila do të përfshijë të gjitha komunat.

Ndërsa, anëtarët e KKSB-së kërkuan që marrëveshja e mirëkuptimit e arritur për trajtimin e qenve të bëhet sa më shumë publike në mënyrë që qytetarët të jenë në dijeni dhe të informojnë kompaninë në fjalë.

Në këtë takim, te pika të ndryshme u adresuan edhe disa tema si nënkalimet në fshatin Llapushnik dhe lirimi i trotuareve për lëvizje të lirë të këmbësorëve.

Gjithashtu, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka informoi të pranishmit rreth masave për rritjen e sigurisë në shkolla.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë