ShFMU “Zenel Hajdini” në Tërstenik, organizim falënderues për dhurimin e instrumenteve muzikore nga KFOR

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Zenel Hajdini” në Tërstenik të Drenasit, me rastin e pranimit të instrumenteve muzikore, donacion nga KFOR, organizoi program festiv, falenderues për ndihmën e dhënë.
Pjesëmarrës në këtë organizim ishin pjesëtarë të KFOR-it, drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim, Muhamet Gjoka, si dhe zyrtarë nga Komuna e Drenasit.
Me një fjalë rasti organizimin e nisi drejtoresha e shkollës, Lindihana Qorri e cila përshëndeti të pranishmit si dhe falënderojë pjesëtarët e KFOR-it për ndihmën e dhënë nxënësve të kësaj shkolle.
Pas saj me një fjalim rasti përshëndeti të pranishmit edhe drejtori i DKA-së në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, i cili falënderojë për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e mirë pjesëtarët e KFOR-it, të cilët kishin dhuruar donacionin me instrumente muzikore.
Me pajisjet muzikore të dhuruara nga KFOR u organizua program muzikor nga nxënësit e kësaj shkolle.
Si pjesë e organizimit në fjalë në një pankartë të madhe ishin të vendosura flamujt e shteteve anëtare të NATO’s në të cilin kishte një hapësirë të zbrazët, si simbolikë e mungesës së flamurit të Kosovës i cili më pastaj u vendos nga një nxënës duke përshëndetur ushtarët e KFOR-it me përshëndetje ushtarake.
Pas programit u organizua një koktej rasti për të pranishmit me ushqime tradicionale shqiptare.