Përfundon aksioni në Qafë Morinë, dërgohen policë nga pikat e tjera kufitare – pamje nga vendi i ngjarjes

Në Qafë Morinë ka përfunduar aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, raporton T7 nga vendi i ngjarjes. Pasi që policët që ishin në ndërrim u arrestuan, Policia e Kosovës dërgoi policë nga pikat e tjera kufitare për të mbuluar mungesën e tyre.
T7 raporton se secila veturë që po hyn po kontrollohet në mënyrë rigoroze.
Gazeta Express raportoi se në pranga kanë rënë dy komandantët e dy vendkalimeve kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës. Përveç tyre IPK ka arrestuar krejt policët që ishin në ndërrim, konfirmuan burimet e Expressit brenda PSRK-së.

Aksioni ka filluar në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren dhe është duke vazhduar akoma. Pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve policorë.