Nënshkruhen kontratat me përfituesit e subvencioneve të Star-UP bizneseve në Drenas

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi-Gjoshi të hënën ka pritur në takim përfituesit e Star-Up nga kategoria e subvencioneve.

Pas kalimit në mbledhjen e Kuvendit dhe ligjshmërisë nga ana e MAPL-së, Drejtoresha Jetullahi-Gjoshi ka nënshkruar kontratat me përfituesit e subvencioneve, përkatësisht 13 përfitues.

Drejtoresha Jetullahi-Gjoshi ka përgëzuar përfituesit dhe ka inkurajuar që të aplikojnë edhe të tjerët, sepse Komuna e Drenasit jep mundësinë që idetë e tyre inovative të subvencionohen dhe ju krijon lehtësuar në të bërit biznes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë