Lladrovci pret në takim drejtoreshën e QPDG-së, Kadire Tahiraj

Kryetari i Komunës së Drenasit, të hënën ka pritur në takim drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave, Kadire Tahiraj.
Lladrovci ka përgëzuar zonjën Tahiraj për punën dhe angazhimin në mbrojtjen dhe promovimin e grave në komunën e Drenasit dhe me gjerë. Lladrovci ka shtuar se si kryetar komune, që nga marrja e mandatit, me gjitha mundësitë ligjore e ka përkrahur QPDG-në dhe ne secilin takim zyrtar, ka dhuruar medaljonin e punuar nga gratë e kësaj qendre duke promovuar punën e tyre, madje edhe vizitën zyrtare në Australinë e largët.
Ne këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e ndarjes së një parcelë, për ndërtimin e një objekti në qendër të Drenasit për nevojat e OJQ-ve që kanë veprimtarinë në Komunën e Drenasit.
Drejtoresha e QPDG-së, Kadire Tahiraj, ka uruar kryetarin Lladrovci për pozitën dhe ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që ka bërë në promovimin e organizatës QPDG dhe fuqizimin e gruas në shoqërinë tonë. Në shenjë falënderim i, Tahiraj i ka dhuruar filigram punë dore të punuar nga gratë e shoqatës dhe filigram dore të figurës së Komandantit Legjendar Adem Jashari.